Fun Showbiz Vjen reagimi i parë i Encës pas lirimit Admin 18 Shtator, 2023 arrestimiEncaReagimi Enca Haxhia ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale prej se u lirua, pas arrestimit nga policia e Tiranës. Këngëtarja ishte arrestuar më 12 shtator, pasi në ballkonin e shtëpisë së saj ishin gjetur disa vazo të mbjella me kanabis. Para disa ditësh, Gjykata e Tiranës e liroi Encën duke i caktuar masën “detyrim paraqitjeje”, ndërsa të hënën ka ardhur reagimi i saj në InstaStory. (Foto: Instagram/enca) Fillimisht, këngëtarja e ka publikuar një simbol të zemrës për të vazhduar me falënderimin e saj për mbështetjen që i është bërë nga fansat. “Jam shumë mirënjohëse dhe e bekuar për të gjithë suportin, komentet pozitive dhe dashurinë që kam marrë gjatë ditëve të vështira që kalova”, shkruan në postimin e saj. Porse nuk ka munguar edhe një ironizim. Enca e ka shpërndarë edhe një fotografi të saj, në të cilën ka vënë në plan të parë gjoksin duke shkruar: “Ma paskan studiuar ballkonin”. /Telegrafi/