Vjosa Osmani në një listë të përbashkët me VV

Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të jetë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Insajderi.

Këtë e bëri të ditur lideri i VV-së, Albin Kurti në konferencën e sotme të mbajtur së bashku me Osmanin, ku tha se sapo kanë nënshkruar marrëveshjen për të garuar bashkë në një listë.

Kurti tutje tha se vendi ka nevojë sikurse për një kryeministër të ri edhe për një presidente të re, e cila tashmë veçse është në detyrë.

“Sot kur na ndajnë një muaj nga zgjedhjet e reja jemi të gëzuar dhe kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se do të garojmë bashkë në një zyrë. Presidentja në detyrë dhe unë ish-kryeministri do të na gjeni në të njëjtin vend dhe të njëjtin qëllim”, ka thënë ai.

“Vendi ka nevojë për kryeministër dhe presidentë te re. Në këto zgjedhje që janë referendum duhet ta ligjetimojmë këtë. Kemi shumë punë përpara por edhe një fitore të madhe”, tha tutje Kurti./ora24.tv