VMRO-DPNME, përmes sitel.com ka berë akuza drejt partisë në pushtet LSDM-së, ku në këtë akuzë shkruhet :
“Është jashtëzakonisht ironike që Nikollovski dhe Zaev të thonë se do të merren me krimin dhe korrupsionin dhe ata po e zbatojnë atë.
LSDM që nga ardhja në pushtet, krimi dhe korrupsioni kanë depërtuar në çdo pore të shoqërisë.
LSDM tani njofton me pompozitet luftën kundër krimit dhe nuk ka bërë asgjë në atë fushë. Përkundrazi, krimi dhe korrupsioni me LSDM-në në pushtet po lulëzojnë.
Ljupço Nikollovski nuk mund të drejtojë një organ, një ministri për luftimin e korrupsionit sepse ai është gjithashtu i përfshirë në çështje kriminale.
Ljupço Nikollovski së pari duhet të heqë qafe nepotizmin në radhët e tij dhe pastaj të shpallë me pompozitet luftën kundër krimit.
Nëse Nikollovski dhe LSDM fillojnë pastrimin e krimit dhe korrupsionit, le të fillojë bosi Zoran Zaev së pari me veten e tij”. Potencojnë nga VMRO-DPMNE./ora24.tv