Ende nuk ka përgjigje nga qeveria dhe nga instuticionet, se përse shpërndahen para për tendere për licenca, në tre vjet,15 deri në 25 milionë euro, për të njëjtin shërbim, thonë nga VMRO-PMNE.
“A janë arsye marrëdhëniet mes Kovaçevskit dhe Marko Andonovit nga Aitoniksi, i cili në atë kohë ishte koleg i Kovaçevskit, atëherë ministër dhe tani kryeministër? Në vitin 2021 Andovin, kolegë i Kovaçevskit, qeveria e ka pranuar për konsull i Gjeorgjisë në Maqedoni dhe i hap një konsullatë. Si është e mundur që në një vend normal, diplomatëve të huaj, t’u jepet ky lloj kontratash, pra licenca për programe, të cilat duhet të ofrojnë edhe siguri?”, pyesin nga VMRO-DPMNE në kumtesë për mediat.
Qeveria mund t’i fshehë përgjigjet nga publiku, por jo për shumë kohë. “Përgjegjësi do të ketë menjëherë pas formimit të qeverisë së re, të udhëhequr nga VMRO-DPMNE”, thuhet në qëndrimin e partisë opozitare.