Votohen në Kuvend propozimet për përbërjen e KSHZ

KUVEND – Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në seancën e sotme me 9 vota “pro” e votoi Propozim-vendimin për zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Raporton tv21.tv

 

Për kryetar të KSHZ-së është propozuar Aleksandar Dashtevski, ndërsa për nënkryetare Ditmire Shehu nga BDI-ja, e cila tani është nënkryetare e Komisionit.

 

LSDM-ja e dha mbështetjen e saj për Boris Kondarkon dhe Radica Risteskën, anëtarë aktual të Komisionit, si dhe për Oliver Ristovskin, ish-zëvendësministër i Drejtësisë.

 

Anëtar i dytë i KSHZ-së me mbështetje të VMRO-DPMNE-së do të jetë Boban Stojanoski, jurist në Kuvend.

 

Aleanca për Shqiptarët, e cila është në koalicion me Alternativën e mbështeti Krenar Llogën, jurist nga Struga./ora24.tv