Zbulimi i astronomëve rusë – një asteroid më i madh se Koloseu Romak: A e kërcënon Tokën?

Ekspertët nga dy observatorë në Rusinë jugore kanë zbuluar një asteroid të ri, të quajtur 2022 SE37.

Astronomët vunë re trupin qiellor më 1 tetor, dhe diametri i tij është 500 metra. Fotot e para janë publikuar në rrjetet sociale, transmeton “Sputnik News” .

(Tani) ai nuk është i rrezikshëm

Asteroidi 2022 SE37 është më i madh se Koloseu Romak dhe rrotullohet rreth Diellit në një orbitë të zgjatur me një periudhë prej 3,44 vjetësh.

Ekspertët rusë deklarojnë se në një të ardhme të parashikueshme nuk përbën rrezik për Tokën.

 

 

 

 

 

“Ky është një tjetër nga afro 30,000 asteroidët që janë zbuluar më parë. Ai fluturon në një distancë prej shumë miliona kilometrash nga planeti ynë dhe nuk përbën rrezik”, tha akademiku Yuri Beleg për TASS.

Mbrojtja planetare

Lajmi nga Rusia vjen pas eksperimentit të suksesshëm të agjencisë NASA, anija kozmike DAET e së cilës u përplas me asteroidin Dimorfos, për të ndryshuar drejtimin e lëvizjes.

Është një mbrojtje planetare kundër një goditjeje të mundshme asteroidi.