Ziadin Sela reagon për rastin e Muhamet Zeqirit

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela ka reaguar pas akuzave ndaj sekretarit të Qeverisë, Muhamet Zeqiri, për korrupsion.

“Fillimi i hetimeve penale kundër Muhamed Zekirit duhet lexuar drejtë: vendi ynë më shumë se kurrë po karakterizohet nga korrupsioni i nivelit të lartë dhe me shpërdorim detyre nga politikanët në maje të pushtetit.Të dy sekretarët e përgjithshëm të qeverisë të emëruar nga Zoran Zaev po bien nga pozitat e tyre për arsye korruptive. Falënderoj partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA-të dhe BE-në, që vazhdimisht i kujtojnë gjyqësorit se duhet patjetër të shohim dënime përfundimtare në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë nëse duam t’i japim fund kulturës së mosndëshkimit, të kthejmë besimin e qytetarëve në drejtësinë dhe të zhbllokojmë procesin e anëtarësimit në BE”, ka shkruar Ziadin Sela.