Zjarret në Lushnjë/ Digjet një sipërfaqe pylli dhe pemë frutore

Vazhdojnë zjarret në rrethin e Lushnjës. Ditën e sotme një vatër zjarri është shfaqur në fshatin Gjyshaj të njësisë administrative Ballagat, raporton top-channel.

Sipas banorëve zjarri ka ardhur nga një tokë djerr dhe më pas ka përfshirë një sipërfaqe pylli si dhe dru frutore.

Fillimisht kanë qenë vetë banoret e zonës të cilët me mjete rrethanore kane ndërhyrë për fikjen e flakëve.

Ndërhyrja e zjarrfikëses ka qenë e vështirë pasi terreni nuk ishte i favorshëm. Për banoret kjo periudhë është e rrezikshme për ta pasi zjarret shpesh herë dalin jashtë kontrolli duke rrezikuar dhe banesat.

Zjarri i sotëm është i dyti pasi ditën e djeshme një zjarr i fuqishëm ra në fshatin Manasufaj ku një sipërfaqe me ullinj u shkrumbua ku u rrezikuan dhe disa banesa. Për këtë zjarr policia arrestoi një person pasi rezulton se kishte vënë zjarr për djegien e mbeturinave në token e tij, por flakët i kishin dalë jashtë kontrollit/ora24.tv