Zv.Ministri Shabani informon se sot është shpallur konkurs i përsëritur për paraqitjen e mësimdhënësve të shkollave fillore për avancim me titullin “mentor”

Nëpërmjet facebookut zv.Ministri i Arsimit, Arafat Shabani ka dhënë lajmin se është shpallur konkurs për mësimdhënësit e shkollave fillore për avansimin në “mentor”.

Postimi i zv.Ministrit Shabani

“MASH:Informon se sot është shpallur konkurs i përsëritur për paraqitjen e mësimdhënësve të shkollave fillore për avancim me titullin “mentor”. Mësimdhënësit nga shkollat fillore mund të aplikojnë për thirrjen, nga e cila nuk kishte asnjë kandidat të regjistruar në thirrjen e parë ose nuk kishte asnjë kandidat që plotësonte kërkesat.
Thirrja e dytë publike për mësimdhënësit e shkollave fillore që të promovohen me titullin “mentor” është publikuar në linkun e më poshtëm.
Që një mësimdhënës të jetë në gjendje të aplikojë për ushtrimin e së drejtës që buron nga Ligji i ri për mësimdhënësit dhe bashkëpuntorët profesional në shkollat fillore dhe të mesme, i cili synon të rrisë dinjitetin dhe rëndësinë shoqërore të veprimtarisë arsimore, është e nevojshme të plotësohen disa kushte: të ketë të pakten 7 vjet përvojë pune si mësimdhënës, të jetë i punësuar me kohë të pacaktuar dhe të përmbushë standardet profesionale për një mësimdhënës-mentor.
Aplikim kryhet ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes portalit www.karierenrazvoj.mon.gov.mk, ku përveç aplikacionit bashkangjitet edhe dokumentacioni i duhur si dëshmi e përmbushjes së kushteve të deklaruara.Afati i fundit i aplikimit është 30 qershor 2021.”/ora24.tv